“Kryeministri ka vendosur për lejet e ndërtimi”, kështu u shpreh arkitektja Entela Koja në një intervistë në “News24”, ndërsa foli për padinë e bërë në SPAK për kryeministrin Edi Rama.
Gjatë intervistës ajo tha se ka shumë materiale dhe se kallëzimi shoqëron aktin e dorëzimit me një argumentim të qartë ligjore.
“Kallëzimi është pjesa e rëndësishme. Shoqëron aktin qytetar që u bë të dorëzimit të një kopje, donte një argumentin të qartë ligjor. Pra jo vetëm në gjetjen e shkeljeve, por dëmet që kanë shkaktuar plane të tilla pa ndjekur hapat e duhura. Kemi shkelje të rënda, në rregulloren e planifikimit të territorit, të trashëgimisë kulturore. Zonat mjedisore që nuk duan studime të mjedisit…Të gjitha këto janë anashkaluar nga kryeministri, e gjithë çudia është që kryeministri firmos lejet e ndërtimit. Të gjitha këto po t’i shohësh me ekspertiza. Në këtë kallëzim penal, merremi me punën e kryeministrit shqiptar dhe administratës shqiptare, funksionarëve të tjerë që ndjekin këtë procedurë. Ne mëremi me argumentin se si kjo përbën vepër penale dhe përvec shpërdorimit të detyrës. Zvërneci, Rrjolli, Durrësi kanë shpërthyer kur janë bërë publike. Por publike janë bërë në momentin përfundimtar. Ne kemi dhënë indicie të qarta, në këtë akuzë është përfshirë të gjitha shkeljet që bëhen. Kullat në Tiranë kanë filluar të mbijnë…me leje të kryeministrit dhe KKTU dhe vetë ndërtuesit janë të çuditur. Ajo që dallojnë janë Rrjolli, Zvërneci dhe Divjaka…Në Divjakë kemi anashkalime në planin rregullues. Kemi të bëjmë me zonën e mbrojtur që i kanë të përcaktuara qartazi. Por kryeministri bën show me arkitektë të huaj. Vendosin gishtin diku në hartë e nisin të punojnë, më pas përshtatin legjislacionin. Pra ne këtë e godasim fort sepse ligjet shqiptare janë të qarta”, tha ajo.
