TIRANE- Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir për paketën anti-shpifje.

Kryeministri shprehet se së shpejti paketa anti-shpifje do shkojë në diskutim publik për të dëgjuar sugjerime në mënyrë që sipas tij të çlirohet media nga shpifja.

“Bisedë e frytshme me @harlemdesir mbi përpjekjet për rend ligjor në median online.Së shpejti #PaketaAntishpifje #AntiFakenews në diskutim publik. Gati për të dëgjuar sugjerimet e kujtdo që do një media të çliruar nga shpifjet.@OSCE_RFoM partner i çmuar në këtë betejë emancipuese”-ka shkruar Rama.

Tgrbv

 

Kujtojmë se më herët OSBE i dërgoi një letër Ramës, ku shprehu shqetësimin në lidhje me ultimatumin e vendosur për regjistrimin e portaleve on line, ose në të kundërt rrezikojnë mbylljen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb