“Por çfarë proteste e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve, studentëve, sindikatave apo forcave të tjera të shoqërisë. Kjo është protesta e organizuar nga establishmenti i para 5 viteve që është përzënë me forcë nga populli me një milion vota. Më vjen keq që mediat italiane i kanë dhënë aq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës në të cilën është nxitur dhuna. Edi Rama, 54 vjeç, socialist, kryeministër shqiptar që nga viti 2013, është duke u përgatitur për një ditë tjetër pasioni. Opozita e djathtë dhe e majtë ka premtuar të nxjerrin mijëra njerëz në rrugë. Të shtunën demonstruesit arritën pothuajse të hyjnë në ndërtesën e qeverisë. – shprehet Rama

“Italianët duhet të dinë se jemi thjesht në prag të zgjedhjeve vendore. Opozita është pas në sondazhe dhe e di se do të humbasë në thuajse të gjitha qytetet.”

Rama
Rama

Cilat janë udhëzimet që i keni dhënë policisë për protestën?

Unë nuk  jap udhëzime, nuk jam shefi i Policisë dhe as ministër i Brendshëm. Policia të shtunën ishte fantastike, nuk kishim të plagusur pasi policia ka bërë një punë të mirë. Kujtojmë që në vitin 2011 në atë vend u vranë katër  demonstrues.

Po referoheni kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm?

Unë kurrë nuk flas për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj, edhe nëse është gjuha e gjyshes sime. Që kishte origjinë italiane.

Opozita ka braktisur Parlamentin. Si do të shkohet më tej
Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të një opozitë kundërshtare që tani është në qeveri, por nuk kam dëgjuar kurrë të ketë kërcënuar se do të djegë mandatet parlamentare.

Sali Berisha, lider historik i PD, ju akuzon per vjedhje elektorale
Para zgjedhjeve, një vit e gjysmë më parë, edhe pse kishim maxhorancën pranuan një kompromis për të cilën, opozita mori gjysmën e qeverisë, përfshiire ministrinë e brendshme.

Opozita flet për 20 % të votave të falsifikuara.. ?
OSBE ka legjitimuar rezultatin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, dhe kundërshtarët tanë nuk kundërshtuarn asgjë deri në tetor kur nisi beteja për lidershipin në partinë e tyre. OSBE ka rekomanduar të kryhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe ne kemi ftuar opozitën për ta shkruar dhe do ta kishim miratuar atë. Përkundrazi, ata braktisën parlamenti per 6 muaj. Ata thonë se me Edi Ramëm ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri kalimtare. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pasi është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët dhe jo trajneri i tij, dhe ai të kthehet në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon! »

Kundërshtarët tuaj ju krahasojnë me Maduron?
Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i kanë apeluar opozitës për t’iu nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe të ardhmes të Shqipërisë.

Berisha pretendon se ju mund të keni një fund të shëmtuar

Thotë edhe se e vetmja mënyrë për të më larguar është ‘plumbi ballit’, por nuk dua të komentoj. E megjithatë Shqipëria në kohën e Berishës, digjej. Kërkon vetëm të pengojë reformën në drejtësi. Janë më shumë se 50 magjistratë të korruptuar që i kemi nxjerrë jashtë.

Ju akuzojnë për bashkëpunim në trafikun e drogës…

Fjalë të rënda që Shqipëria nuk i meriton, ne kemi trashëguar një problem shumë serioz të kultivimit të kanabisit dhe e mundëm. Guardia di Finanza me mbështetjen e BE-së, bën monitorimin nga ajri të plantacioneve dhe raportet e fundit konfirmojnë atë c’ka unë them

Probleme me qeverinë italiane?

Kurrën e kurrës. Qeveria italiane të djathta kanë punuar gjithmonë në mënyrë fantastike me qeveritë shqiptare të majta dhe e kundërta. Në Shqipëri më shumë se 20 mijë italianë bëjnë biznes, punojnë e studiojnë. Dhe në Itali ka qindra e mijëra shqiptarë.

Asnjë rrezik që duke u përshkallëzuar situata, të rinisë eksodi drejt Italisë?

Po jo! Po jo! Kjo është vetëm një revoltë në pallat, politika e atyre që janë larguar dhe ëndërrojnë të pamundurën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb