Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagon pas statusit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili vlerësonte zgjedhjet në Mal të Zi, duke thënë se qytetaret atje votuan të lirë dhe në dinjitet të plotë, megjithëse sipas tij, dy persona ndikuan rezultatin e zgjedhjeve, Rama dhe Vuçiç

Mes të tjerash, Berisha e quante kryeministrin shqiptar Zografi Bis (akt i pastër tradhtie), pasi sipas tij, përçau shqiptarët dhe partitë e tyre politike.

Në një reagim të ashpër, teksa shpërndan dhe postimin e Berishës, Spiropali i drejtohet duke i thënë “O të mjerë, nuk ua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot

“Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk ua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot”, thekson Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb