Në protestën e 125-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se protesta do të vijojë deri në largimin e kryeministrit.
Vatnikaj akuzoi qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke thënë se skandalet dhe zhvillimet mediatike nuk duhet të largojnë vëmendjen nga, sipas saj, aferat korruptive të qeverisë.
Ajo iu referua gjithashtu ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i përmendur në kuadër të kritikave të saj ndaj qeverisë Rama.
“Drejtoresha e SHISH jo vetëm që dërgonte informacion grupeve kriminale por edhe mbronte dhe bashkëpunonte me to, por donte të fshihej nga interesi audiencës duke përdorur një histori rozë. Ne jemi këtu për të thënë se ka vetëm një histori të këtyre pushtetarëve dhe kësaj klase të korruptuar politike që e kanë varfëruar shtetin. E kanë vjedhur buxhetin e shtetit dhe Ia kanë dërguar atë njerëzve të tyre, dhe për ti mbuluar kanë përdorur skandale e spektakle mediatike. Por ato nuk na bëjnë të heqim vëmendjen sepse aferat korruptive të Edi Ramës janë më të rënda në historinë e shtetit shqiptar. Mjafton të shohësh nëse ka më shumë ministra në detyrë apo të akuzuar për korrupsion. Dhe mjafton të shohësh se si dy zëdhënësit e tij Ahmetaj në arrati dhe Balluku për të cilën kërkohet hetimi dhe burgosja janë të dy zv.kryeministra të një kryeministrit të Edi Ramës që është përgjegjës për korrupsionin dhe krimin në qeveri”, tha ajo.
