Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtar masakrën e Reçakut në Kosovë në 22-vjetorin e saj ku 45 shqiptarë vdiqën nga dora e forcave të sigurisë serbe.

Rama thotë se kjo është një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu ai ka dhe një mesazh për botën e qytetëruar, duke theksuar se masakra në fjalë është amanet i pashlyeshëm për të gjithë, jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

#LiriaKaEmër????

#Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb