Një nga protestuesit që mori fjalën në ditën e 48-të të protestës para Kryeministrisë u bëri thirrje socialistëve që, sipas tij, të distancohen nga qeveria dhe t’i bashkohen protestës.

“I bëj thirrje socialistëve të ndershëm të ngrihen. Të çlirohen nga e shkuara dhe nga politika e Vuçiçit. Ky është Rama, mik i Vuçiçit dhe armiku ynë në vepra”, deklaroi ai. Protestuesi akuzoi qeverinë për dështime të rënda, duke pretenduar se emigracioni masiv po zbraz vendin.

Në fjalën e tij, protestuesi kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë.

“I bëj thirrje socialistëve, që të ngrihen, ata socialistë të ndershëm. Të çlirohen nga e shkuara, nga politika e Vucic. Ky është Rama, mik i Vucicit de armiku ynë në vepra. Gjenocidi nuk bëhet vetëm me masakra dhe me armë, por në kohë moderne siç është herë këtu sot. Pleqtë vdesin vetëm, se fëmijët e tyre janë në emigrim. Poshtë Edi Rama, qeveria kriminale gjenocidiale e këtyre 13 viteve. Poshtë sistemi politik në këto 35 vite. Ejani në protestë, mos mendoni vetëm për një rrogë mujore. Të rrëzojmë një njeri që po shet Shqipërinë. Një njeri që rrezikon të na lërë pa shtet dhe tokë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: