Kryeministri Edi Rama ka pranuar ftesën e Metës për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve në Presidencë.

Bashkë me Ramën do të jetë edhe Taulant Balla i cili do ta shoqërojë. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se takimi do të jetë në orën 11:00 në Presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.

Pikërisht Meta ftoi disa ditë më parë Ramën dhe Bashën për t’u datën e zgjedhjeve, pasi në fund do të jetë Presidenti ai që do e dekretojë. Ndërkohë lideri demokrat Lulzim Basha do të jetë 1 orë pas Ramës në Presidencë, më 12:00, teksa Presidenti nesër pret edhe Luan Rama nga LSI si dhe nga opozita parlamentare, Rudina Hajdarin.

Data e mundshme e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prill- 15 majit por priten propozimet e liderëve politike nesër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb