TEPELENE– Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e sotme në qytetin e Tepelenës për të prezantuar kandidatin e majtë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Për bashkinë e Tepelenës, mazhoranca do të kandidojë Tërmet Pecin, përballë kandidatit të së djathtës Veip Çela.


Duke ftuar qytetarët të votojnë për Pecin, Rama nuk ka kursyer fyerjet për kandidatët kundërshtarë.

“Kandidatët e PD janë vendosur për t’i marrë peng qytetet. Ne jemi në pluralizëm, bëjmë zgjedhje demokratike, por kandidatët e tjerë që keni nuk i duhen as dreqit jo Tepelenës. Çdo kryebashkiak duhet të komunikojë me kryeministrin për problemet”, tha Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb