TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka propozuar Visar Zhitin ambasador në Vatikan. Propozimi i ka shkuar Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, ndërsa seanca dëgjimore për të pritet të zhvillohet ditën e hënë. Burime nga Presidenca pohuan për “Panorama” se kreu i shtetit nuk ka pranuar të dekretojë emrin e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan, me arsyen se Kryeministri Rama nuk është konsultuar më parë me të për këtë propozim.

Përplasja Presidencë-Kryeministri vazhdon edhe pse u duk se palët gjetën një rrugë komunikimi pas pranimit dhe miratimit nga maxhoranca të dekretit të Presidentit Nishani për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Shkrimtari dhe diplomati Zhiti ishte ministër i qeverisë Berisha në periudhën prill-shtator 2013 kur të djathtët e lanë pushtetin. Në zgjedhjet e qershorit 2013, Visar Zhiti ishte i 13-ti në listën e Partisë Demokratike të qarkut të Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej deputet, pasi demokratët fituan vetëm 11 mandate në këtë qark.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb