Kryeministri Edi Rama ka thënë se si përfundim nga marrëveshja e 5 qershorit PS nuk mori asgjë dhe se ai vetë sot në seancën parlamentare do të shtypë butonin për Lulzim Bashën.

Madje Rama tha se mazhoranca bashkë me opozitën parlamentare mund të kishin bërë shumë gjëra nëse do të synohej përjashtimi i PD- LSI por do ishte fyerje e madhe e skenës politike dhe shfrytëzim i rrethanave të parlamentit.

Më tej Rama shton se në këmbim të kërkesave të opozitës parlamentare PS mund të merrte si kërkesë bonusin e partisë së parë por nuk mori asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit dhe PS do të votojë sot për ata që janë jashtë parlamentit.

”Themi po jo prej jush, por konstatimi jonë është se e duan shumica e shqiptarëve. Ne bëmë punën tonë. Rrethanat pas marrëveshjes së 5 qershorit, që krijoi gjithë atë ilaritet mes jush, dhe nga një anë mungesa e 84 votave, dhe mungesa e të marrit vesh me ju, apo për të marrë një polic të zhveshur apo një diversant të zbuluar për 84 vota, na bënë të thellohemi. Qoftë nga anketimet, qoftë nga komunikimet me bazën tonë, kuptuam se shumica do Lista të Hapura.

Churchill thotë budalla është ai që nuk ndryshon mendim. Kemi të metat tona por budallenj as na bën dot kush dhe as nuk kanë munguar rastet se kur na bëjnë për budallenj marrin kosto të madhe.

Shkojmë në Këshillin Politik.Këtu bëhet një diskutim çfarë mori njëri, çfarë mori tjetri. PS ka dhënë, nuk ka marrë. Ne mund ta merrnim kollaj besoj nga Murrizi dhe nga ju bonusin për partinë e parë, në këmbim të të dhënies përgjigje pozitive për kërkesat tuaja nëse do kishim synimin të përjashtonim ata që janë jashtë. Nuk e kërkuam. Sepse do ishte fyerje e madhe në skenën politike dhe do ishte shfrytëzim të rrethanave të këtij parlamenti. Me ligj me Kushtetuta, me procedura e kishim bërë. Ne donim depolitizimin. Nëse do votonim për të kundërtën

Do shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën, jo për veten time. Deputetët e PS do shtypin butonin për ata që janë jashtë. Asnjë opozitë s’ka pasur mundësi të përmbysë procesin dhe më pas ta kthejnë siç ishte. Bënë gjithë atë revolucion imagjinar dhe thonë ishim mirë ashtu siç ishim. Duke refuzuar ende marrëveshjen për çështjet parlamentare, duke vijuar me akuza, dhe me fyerje, të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë, dhe si i ka dalë, gjithmonë keq.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb