Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në “Facebook” se arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim, një përparim të vogël.

Teksa publikon foto nga shkolla të rindërtuara apo punime në rrugë, kryeministri thekson se rëndësi ka që të mos kthehemi ne mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur.

“Arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim, një përparim të vogël dhe nëse aq shumë ditë, o Zot sa shumë, nuk do të ishin çuar dëm në të shkuarën, sot do të ishim ngjitur shumë më lart… Por tërë ajo kohë e ikur nuk kthehet më, tani rëndësi ka që të mos kthehemi ne mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur, me një përparim të vogël përditë, në çdo drejtim!”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: