Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një video-kartolinë shqiptarët e Amerikës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama iu ka kujtuar shqiptarëve në SHBA që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Kreu i qeverisë shkruan se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj skadon më datë 4 mars.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, shkruan kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb