SERBI- Nga Nishi ku është mbajtur sot Forumi i Biznesit Serbi-Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me vendimin e Presidentit Bujar Nishani për të kthyer në Kuvend ligjin e mbetjeve. Në përgjigje të pyetjeve të ngritura nga gazetarët gjatë këtij aktiviteti, kreu i Qeverisë Shqiptare tha se e priste një vendim të tillë.

“Nuk prisja të kundërtën nga presidenti Nishani”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i Shtetit nuk dekretoi ligjin e mbetjeve, duke e rikthyer atë sërish në Kuvend.

I pyetur për reformën zgjedhore, kryeministri shprehu qëndrimin e tij kundër listave të hapur, kërkesë kjo e artikuluar edhe nga aleati i tij qeverisës, kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb