Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e Bullgarisë zyrtare.

Rama përmes një mesazhi në Twitter thekson se ka mjaftuar vetëm një telefonatë me kryeministrin ende në detyrë, Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri

REAGIMI
Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb