Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëron se brenda PS do të ketë një riorganizim tërësor nga lart deri në nivelet e poshtme.

Rama thotë se drejtuesit e PS duhet të jenë njerëz që përfaqësojnë qytetarët, teksa kritikoi ashpër fushatën e anëtarësimeve të reja në parti duke vënë në pah se njerëzit mblidhen për të dalë në televizor me kryeministri, shpërndahen karta anëtarësie për herë të dytë apo mblidhen familjarë.

Për Ramën, PD dhe opozita nuk ak çfarë i bën PS, por nëse është vetë PS që mund të dëmtojë veten dhe në rast se zhgënjen qytetarë atëhere do të kthehet në relike si simotrat e saj në Europë dhe më tej.

 

 

‘’Ne ende sot i kemi lidhjet me njerëzit, por nuk janë lidhje që kanë garancinë afatgjatë, janë lidhje që mund të këputen. Nga viti në vit, nga 4-vjeçari në 4-vjeçar, nëse këputen bëhen të pangjitshme më. Mjafton ti hidhni sytë rreth e rrotull, e shihni ku kanë përfunduar partitë e mëdha socialiste, doni në jug, perëndim, lindje, very të Shqipërisë. Pikërisht sepse nuk kanë mundur pë 1 mijë e 1 arsye të jenë një ushqim, jo për interesat por për shpirtin politik, pasionin politik. Nuk ka asnjë arsye në botë që një, ndjekës i një skuadre sporti të bëjë mijëra kilometra, të harxhojë kursimin për të asistuar në fitoren e skuadrës së vet, që nuk i jep as punë, as shtëpi, as privilegje përveçse atij pasioni apo angazhimi që edhe një skuadër politike mund t a krijojë, por duhet ta besosh këtë. Duhet të jesh i gatshëm që të luftosh siç luftojnë skuadrat kur zbresin ën fushat e garës sportive, të cilat aty mbledhin frytet që mbjellin e kultivojnë në një stërvitje cfilitëse.

Dhe edhe njëherë politika është mjet i ri që na duhet, jo i vetmi për të ndërtuar me shumë vetëdije patriotike në përpjekjen intelektuale dhe durim milingone. Qasja e Kryesisë së re, Sekretariatit të Ri, qeverisë së re padiskutim.

Një riorganizim tërësor nga lart poshtë, jo vetëm nga shpërndarja e forcave në territory, rritjes së hapësirës së kushteve, përfaqësimi jo vetëm me fjalë, jo duke bërë ato farsat e anëtarësive të reja, ku mblidhen njerëz për të dalë në televizor me mua, e jepen karta naëtarësie për herë të dytë, apo sillen familjarë.

Kjo parti të bëhet hapësirë për shumë më tepër vajza e djem, që jo të gjejnë punën në shtet, por burimin nxitjtje e pasioni që gjejnë kur bëjnë aktivitete sociale. Ku ka aktivitet social më sfidues se sa politika dhe gara politike, me cilën garë krahasohet, kur sa komponentë duhen bërë bashkë për të fituar.

Për shembull më thotë dotë njeri një gjë, pse statuti i partisë, sa herë kemi hyrë ta thjeshtojmë, vetëm e kemi komplikuar. Na duhet parti me pak burrokraci dhe shumë aktivitete, sociale, kulturore. Partia duhet të jetë një vend ku prinëdrit të ndihen mirë që fëmijët e tyre po e kalojnë kohën duke u marrë me diçka që ja vlen. Ja vlen njësoj si sporti, arti. Njohin njerëz të tjerë, ndajnë ide, ndajnë halle. Jo për të qëndruar në kafene e me atë mrrokllën Kim Karadashian nuk ndryshohet dot. Jemi në kohë për ta bërë, kemi eksperiencë, por bashkë me ekspereincën vjen dhe mungesa e vullnetit për të sfiduar vetë eksperiencën tënde.

Nëse sot s’jemi si të tjerët, nuk është rastësisht dhe është falë shumë gjërave. Nuk ka asnjë qëllim, por as edhe peshën të atillë që i zhbën gjërat e mëdha që kemi bërë. Prandaj dhe jemi këtu. Ne fitojmë, por që mos bëhemi si të tjerët që edhe kur bien me këmbët e tyre në pus, nuk e kuptojnë nga i erdhi e keqja, duhet ti shohim që tani rreziqet që nap resin në të ardhmen. Tani jemi sot më lart se çkemi qenë ndonjëherë. Sa më lart ngjitesh, rrezikon të kesh rënien katastrofike nëse mendon se këmbët i ke krahë që fluturojnë. Kemi arritur fitoren tonë më të madhe, prandaj s’duhet të mbyllin sytë deri në fund. Për të shmangur rrezikun që fitorja të mos nga mbyll sytë.

Këtu janë praktikisht përfaqësuesit e pushteti legjislativ dhe ekzkekutiv në nivel lokal e qendror. Rerreziku dhe për qëllim, por bëj përsëritje, fillon nga sjellja prej të dehurish me fitoren dhe nga rënia në batakun e vetëpëlqimit. Kush është si ne, ç aka për ne tani? Tani ka më tepër mund, sakrifica, përkushtim dhe sens e shërbimi ndaj të tjerëve. Kjo është për ne. Rreziku merr jetë nga bindja se askush nuk na mund dot ne, sa të kemi në vend të opozitës këtë krijesë amorfe me dhëmballën amorfe në vend të PD. Ata nuk kanë çfarë i bëjnë PS, të gjithë bashkë të mblidhen të rimblidhen, të hidhen, PS nuk kanë çfarë i bëjnë, por PS ka një kundërshtar shumë më të rrezikshëm se ata, jemi ne. Ne mund ti bëjmë ata që askush bashkë nuk ja bëjnë dot. Ne mund ta bëjmë që PS nga një zgjedhje të qartë shqiptare, 3 herë rresht, ta kthejmë në zhgënjimin e tyre. Nëse PS do të jetë zhgënjimi i tyre, PS do të jetë relike si simotrat e veta dikur i shihte me admirim nga poshtë lart. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb