Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS, i është drejtuar opozitës duke i thënë se nuk duhet të kenë iluzionin se do të fitojnë betejën.

Ai u ka dhënë porosi edhe ministrave e deputetëve, për të mos humbur vetëdijen për përgjegjësinë dhe përgjegjësinë për rolin vendimtarë e të pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Rama: Askush të mos ketë iluzion se një parti tjetër ka fuqinë dhe eksperiencën që të fitojë betejën për shtetbërjen e Shqipërisë.
Këtë të vërtetë nuk duhet ta harrojë asnjëherë asnjë drejtues, deputet e asnjë anëtar partie. Jo për tu mburrur, por për të mos humbur në asnjë rast vetëdijen për përgjegjësinë dhe përgjegjësinë për rolin tonë vendimtarë e të pazëvendësueshme për Shqipërinë. Pas 33 vitesh pluralizëm politik, kjo parti është e vetmja në këtë hapësirë që ka bërë një zgjedhje të pa guxuar nga askush sepse luftojmë për pavarësimin e drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: