Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar fluturimin e sotëm me ‘’Air Albania’’ me emigrantët e Londrës, dhe uljen në Rinas për të fluturuar më pas në Kukës.

Rama thotë se çdo aeroport operacion fillimisht nis si lokal, dhe më pas duhet një procedurë verifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë.

Ai thotë se ka një intersim të lartë të kompanive për të patur fluturime nga aeroporti i ri në Kukës.

 

‘’Fluturuam nga Tirana në Kukës, sepse sipas rregullave çdo aeroport operacional nis si lokal, dhe ka procedurë për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë. Pasi bëhet certifikimi, këto javë do bëhet marrëveshjet, ka interes të madh. Do i japë mundësi gjithë kësaj zone, jo vetëm të Shqipërisë, atëhere menjëherë do fillojë një lëvizje që do shkojë duke u rritur.

Shumë njerëz thonë çna duhen aeroportet, për ata që bëjnë xhiro, kanë lekë. Shqiptarët janë ndër popujt më të lëvizshëm për hyrje-dalje, për frymë. Jo vetëm kaq, ata që flasin për aeroportet si për luks, aeroportet janë fabrika buke, siç nuk i imagjinojnë ata që.

Ka ca të tjerë ç’i duhen Shqipërisë 4 aeroporte. Kroacia është 4 milion, ka 9. Kroacia është fuqia e 7 e botës në turizëm.

Ka 9 porta nga qielli, shfrytëzon gjithë territorin e vet. Ju plotëson një kusht të rëndësishëm, atyre turistëve të cilët kur vijnë nga ajri, shpenzojnë më shumë edhe kur vijnë në tokë. Të ndalojnë në një pikë jo më të largët se 40-45 minuta nga aeroporti.

Nga ana tjetër ajo që ndodh, rritja eksponenciale e atyre që hyjnë përmes shumë portave, kërkon një rritje të atyre që i presin. Të numrit të atyre që punojnë në këtë sektor të mikpritjes që quhet turizëm.’’- tha Rama.

 

”Po ashtu i pranishëm në këtë eveniment ishte dhe Presidenti i EMAAR Group, Muhammed El Alabbar i cili do të investojë në portin e Durrësit 2 milion euro. Rama e përshëndeti biznesmenin duke e konsideruar mik të çmuar të Shqipërisë, teksa shtoi se brenda qershorit nis kantieri në Durrës ndërkohë që premton hapjen e 12 mijë vendeve të reja pune.

Nga ana tjetër kam kënaqësinë e madhe të jem me një mik të çmuar, me plot gojë e them që është i imi dhe Shqipërisë, një prej njeëzve më të afërt me Princin e Kurorës, si të thuash, është këtu me këmbët e tij. Me të do të bëjmë portin e Durrësit, që do jetë më i madhi i Mesdheut. Nuk është dëshirë apo ide, është plan ndërtimi. Do të nisë në pak muajt e ardhshëm. Brenda qershorit do jemi në kantier, e pastaj investimi vijon, janë 2 miliardë euro.

S’është vetëm Durrësi, i Vlorës, ai i Saradës, dhe ai i Shëngjinit që nis më 2023.

I kemi thënë edhe ata të Amerikës që do i sjellim me Fan Nolin në Tiranë, do e bëjmë. Janë 8 porta. 4 porta nga qielli, 4 porta me portet. E kuptoni çfarë Shqipërie do kemi në 4-5-6 vitet e ardhshme. Çfarë transformimi ësthë përgatitur, çfarë ekonomie do të kemi. Një ekonomi shumë më gjithpërfshirëse, siç thotë Muhamed Alabar, vende pune cilësore. Vetëm në portin e Durrësit janë 12 mijë vende pune nga fillimi deri proceset e menaxhimit. Edhe të tjerat, është paketë 10 miliardë euro për të investuar në Shqipëri në 4-5-6 vitet e ardhshme, pse e them, sepse jo gjithmonë investimet shkojnë sipas kalendarit. Prandaj miqtë e mi, ne patëm një periudhë të tmerrshme.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb