DURRËS

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar takime me banorë të mbetur të pastrehë, aktualisht të strehuar në çadra në zonën e Ishmit në Durrës.

Rama në fjalën e tij para banorëve deklaroi se Viti i Ri tjetër do të gjejë të gjithë banorët që sot janë në çadra dimërore, në banesa të reja.

Unë çfarë kam të bëj, do ta bëj deri në fund. Unë besoj se brenda vitit të ardhsëhm nuk do ketë më asnjë jashtë shtëpisë e do i bëjmë më të mira nga se i kishit. Jam i habitur sa mirë qenkeni rehatuar. Po mos të kishim hotelet për të futur mijëra njerëz, do ishim në një gjendje tjetër. Çadrat dimërore janë okej.

Sa të jeni këtu, do të keni ndihma dhe besoj se nga marsi e prilli do të vazhdojë të duket se jeni në shtëpi. Për ata që kanë humbur shtëpinë është e vështirë, por do e kapërcejmë me pak durim. Me çadrat dimërore zbutet vështirësia. Ne do të fillojmë menjëherë punën dhe Vitin e Ri tjetër do të jeni të gjithë nëpër shtëpi të reja”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb