Në ditën e 34-t të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, qytetarët kanë nisur grumbullimin sërish pranë sheshit “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin në rrugët e Tiranës.
Një prej protestuesve, një pensionist, ka shprehur pakënaqësi të forta ndaj bonusit të fundit të pensioneve, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshëm dhe ofendues për qytetarët.
“Me bonusin Rama u tall si gjithmonë me ne. 5 mijë lekë nuk jepen as për fëmijë. Rama duhet të mbledhë mendjen,” u shpreh ai.
Protestuesi vijoi më tej me thirrje drejtuar fermerëve, duke kërkuar përshkallëzim të protestës dhe bllokim të rrugëve me mjete bujqësore, si formë presioni ndaj qeverisë.
“Të gjithë bujqit që hedhin prodhimin, të bllokojnë rrugët me mjetet e tyre. Nëse bllokohen rrugët për 3 ditë, Rama nuk ka jetë, do të dorëzohet,” deklaroi ai gjatë tubimit.
Ai i bëri gjithashtu thirrje pensionistëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se, sipas tij, qeveria po i trajton qytetarët me mungesë respekti.
Protesta masive në Tiranë vijon prej 34 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime sociale dhe ekonomike, si dhe rritje të mbështetjes për shtresat në nevojë.
