TIRANE

Kryeministri Rama ka zgjedhur të komentojë sërish sot gjithçka ndodhi në Kuvend dhe pse iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke iu përgjigjur interesimit të ndjekësve të tij në Facebook, Rama thotë se nuk mundi të heshtëte, pasi pikërisht kur nuk ia hedh sytë, “ai të hyn në krevat” (Berisha).

“Është një i marrë, rrugaç, i dehur është e pamundur ta kalosh nëse nuk merresh me të. Fatkeqësisht ky rrugaç i dehur ka arritur të marrë formën e deputetit. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk sfidon inteligjenca por injoranca. Do ishte më e drejtë të na mundte një sfidant serioz se sa të kemi betejë me një karagjoz”.

Më tej Rama thotë se nuk di si të përgjigjet kur flitet për Berishën.

“Nuk kam asnjë sekondë të ditës sime kur mendoj seriozisht Saliun Ka ikur koha kur ajo kufoma politike mund të bënte dëm, por nuk e kam të lehtë t’ja lë të kalojnë ato qenërirat që nxjerr një prodhues rrenash, dokrrash si ky farë burri pa din e pa imam pa Kanun, pa Bibël e pa Kuran”.

Rama i kthen sërish përgjigje për akuzat drejtuar babait të tij se gjoja vetë Rama e paska treguar me gisht si babain e të birit, por edhe ato për bashkëshorten Linda.

“Unë të kem treguar me gisht tim at si babain e djalit tim? Kurrë s’ka ndodhur…por ai nuk ngopet e nuk ndalet me gjueti shtëpi më shtëpi, dhomë më dhomë, djep më djep, e varr më varr…Ende pas 20 vitesh nuk iu kam thënë shqiptarëve me fakte. Ai është vetëm një komunist i llojit të zi. Gënjen ky i përdalë apo gënjejë unë? Gënjen ky i përdalë apo unë  për aksionet e gruas sime në një bankë amerikane, e cila nuk ka qenë në bordin e aksionareve. Ky i fantaksuar ka shkaktuar çdo rregull dhe çdo normë. Gënjen ky i përdalë apo gënjej unë për botën e kumbarit, të cilën e shkatërrove.  Sa mirë do ishte po të ishte e lehtë, që e lë në rrugë dhe e gjen nën krevat në shtëpinë tënde. Në fakt në të vërtetë unë nuk merrem me të, dhe nuk më intereson ajo kokë si gazetë e vjetër, që tkurret çdo ditë para syve tanë. Ata e zhytën Shqipërinë në llum, por sot kërkojnë për të rizhdukur shpresën bashkë me rrugën e shpresës. Unë jam vetëm pengesa që ata nuk e kapërcejnë mes tyres dhe jush. Të ishte për rehatin tim, nuk kacafitesha, por do shkoja tek shtëpia ime atje në katund. Kjo është për mendjen që më thotë se ky vend behët dhe për zemrën që më thotë: Mos i lër njerëzit e këtij vendi nën mëshirën e zorzopit dhe për fëmijët e mi dhe tuajt, shokët e shoqet Zahos, për historinë që nuk duhet të përsëritet, por duhet të shkruhet me forcën e të drejtës së tyre për Shqipërinë që ata meritojnë.”

(m.a/n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: