Kryeministri Edi Rama prezantoi disa nga rolet që do të ketë Sekretariati i Përbashkët Ndërkordinues, i ngritur për monitorimin e marrëveshjeve të lidhura mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, kreu i qeverisë shqiptare tha se është detyrë e ministrave të Brendshëm të dy qeverive, që të japin llogari dhe që të zbatojnë punën në terren për marrëveshjet e lidhura, që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes në pikat kufitare apo dhe me lejet e qëndrimit.

Sipas tij, nëse diçka nuk ecën mirë, siç është radha e krijuar në kufi gjatë sezonit turistik, kostot i merr ai dhe Kurti, ndërsa ministrat marrin meritat.

Rama: Sipas rendit të ditës më takon që të prezantoj protokollin e bashkëpunimit mes dy qeverive për krijimin e sekretariatit ndërkordinues, të cilin kryeministri më pas do ta komentojë në vijim të prezantimit të këtij protokolli që parashikon ngritjen e sekretariatit të përbashkët. Ky mekanizëm do të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve. Bazuar në këtë protokoll, sekretariati ka për detyrë të informojë në mënyrë periodike dhe të prezantojë analizën e progresit të zbatimit të marrëveshjes së lidhura mes palëve. Më pas do të informojë në kohë reale zyrat përkatëse lidhur me problematikat që shfaqen për marrëveshjen apo përmbushjen e angazhimeve. Sekretariati koordinues, bashkëpunon ngushtësisht dhe koordinon aktivitetin institucional të të dyja palëve jo vetëm në nivelin ministror, por edhe në nivelin e organizatave apo shoqatave që kanë ndërveprim të angazhuar mes dy vendeve.

Kurti: Unë tash po prezantoj marrëveshjen mes dy vendeve për zbatimin e lehtësirave të ndërsjellta në procedurat doganore. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zbatimi i lehtësirave thjeshtimi i procedurave dhe zvogëlimi i kohës në këto pika kufitare. Kjo parasheh vendosjen e doganës së Kosovës në portin e Durrësit dhe në Porto Romano.

Rama: Më takon mua, siç është ngacmimi i ministrave të Brendshëm. Iu kemi kërkuar që ta na e bëjnë jetën më të lehtë kur vjen puna te qarkullimi i qytetarëve në të dy anët e kufirit. Do të doja që nga të dy ministrat, që të na informonin këtu dhe për publikun për marrëveshjen mes dy shteteve, për marrjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm. Jeni ju që duhet ta bëni, se meritën e merrni ju të dy, kostot unë dhe Albini. Duhet të merrni masa për sezonin e ri. Do të dëgjoja nëse ka ndonjë progres.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: