Në fjalën e tij në Kuvend Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po punon për interesat e qytetarëve, por vetëm për interesat e tij personale.

Gjithashtu drejtuar mazhorancës tha se, po përdorin kodin e mafies dhe se shantazhojnë këto person që mendojnë kundër.

“Kryetar Bashkie i Tiranë u bë Edi Rama, ai vendos ku shkojnë fondet, i bë de facto kryetar i 61 bashkive. Patjetër që kjo do votohet ju sollët një njeri që njeh kodin mafioz. Ka nga ata deputetë që mendojnë kundër, i kujtoi ai që ka shumë për të humbur dhe ndryshoi mendim. Ju i shantazhoni, veproni me Kodin e Ergys Agasit, shantazhoni këdo që ju del kundër”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb