Kryeministri Edi Rama ka uruar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Nëpërmjet një video të publikuar në ‘Facebook’ Rama shprehet se 8 dhjetori i dedikohet vetëm të rinjve. Më tej kryeministri shton se në 2022 Tirana do të jetë kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Mirë mëngjes dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: