Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama i ka përcjellë urimet akademikes së njohur, duke theksuar se ajo merr drejtimin e Kosovës në një periudhë sfiduese për vendin, rajonin dhe Evropën.
“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën.
Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”, shkruan Rama.
Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.
Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente🇽🇰❤️🇦🇱
— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2026
