Kryeministri Edi Rama zbuloi bisedën me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, lidhur me listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një aktiviteti, ku po prezanton kandidatët për deputetë, Rama tha se ministri Çuçi ka qëndruar mbi 20 minuta në Kryesi, duke këmbëngulur që të vendosej në “vijën e zjarrit” dhe jo i sigurt në listën e Gjirokastrës.

“Dua të veçoj Bledi Çuçin, drejtuesin e listës sonë në Gjirokastër, i cili ndenji më shumë se 20 minuta në Kryesi, duke këmbëngulur që të mos qëndronte te kufiri bazë, po te kufiri maksimal. E solla si shembull. Ai kërkoi të rrezikojë deri në fund, duke kërkuar të vendoset i treti. Falënderimin tjetër e kam për Dionisin, që iu përgjigj menjëherë, pa asnjë ngurrim, ftesës, kërkesës për t’u përfshirë në këtë betejë, duke u larguar nga një zyrë, jo për të braktisur Dibrën, por për ta forcuar atë. Një socialist pasionant, që do të jetë një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të përbashkët për Dibrën”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb