Një protestuese e ardhur nga Italia ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë, duke shprehur revoltën e saj ndaj klasës politike dhe duke akuzuar si ish-kryeministrin Sali Berisha, ashtu edhe kryeministrin aktual Edi Rama për çështjen e pronave dhe të përndjekurve.

Në fjalën e saj, ajo tregoi origjinën e saj familjare dhe zvarritjen e gjatë nëpër dyer gjykatash.

“Vij nga Italia. U largova dhe ndërtova jetën time në Itali. Zemrën e kam këtu si gjithë shqiptarët. Vij nga një familje e persekutuar. Kjo qeveri është e korruptuar. Berisha gënjeu të gjithë të persekutuarit dhe ish-pronarët dhe nuk u dha pasuritë e veta. Kemi 30 vite nëpër gjyqe që nga Berisha dhe tani me sistemin më të korruptuar të Edi Ramës!” u shpreh ajo.

Më tej, protestuesja kritikoi sjelljen e kreut të qeverisë ndaj qytetarëve dhe kërkoi masa ndaj udhëheqësve politikë.

“Një kryeministër që merret me njerëzit personalisht, çfarë mund të presim nga këta? Unë nuk dua t’i shoh në burg Ramën dhe Berishën, por të merren zvarrë dhe t’u merren gjithë pasuritë. T’u sekuestrohen gjithë pasuritë!” përfundoi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb