Sipas “The Independent”, rrjetet sociale po bëhen një kërcënim mjaft serioz për fëmijët të cilët po ekspozohen çdo ditë dhe më shumë ndaj rreziqeve të ndryshme . The Internet Ëatch Foundation, ka gjetur në faqe të ndryshme interneti imazhe të abuzimeve seksuale të bebeve dhe fëmijëve nën 10 vjeç.

Pedofilia ka qenë gjithmonë e pranishme, por ky zhvillim që po merr edhe në rrjetet sociale është i frikshëm. Rreth 80.000 faqe online janë gjetur në vitin 2017, 37% më shumë sesa vitin në vitin 2016 dhe kjo shifër është akoma në rritje. Një zhvillim tjetër alarmues është edhe fakti që jo vetëm pedofilët i shpërndajnë fotot e fëmijëve, por në shumë raste janë dhe vetë fëmijët që postojnë foto origjinale të tyre.

Susie Hargreaves, shefja ekzekutive e IWF (The Internet Watch Foundation) tha se njerëzit kanë më shumë informacion për këtë çështje sesa në vitet e kaluara, por përsëri duhet të bëjnë shumë kujdes me lirinë që ju japin fëmijëve në rrjetet sociale dhe se duhet ti edukojnë ata mbi rrezikun që mbart shpërndarja e fotografive të tyre online.
(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: