TIRANË- Në raportin mujor të Albanian Platform for Policy Advocacy, një platformë që monitoron punën e qeverisë shqiptare janë vënë re një sërë shkeljesh dhe mungesë e dukshme e elementëve të transparencës.

Ndër të tjera theksohet se Ministria e Arsimit është institucioni më i mbyllur dhe hermetik sa i takon marrëdhënieve me publikun. Sipas ekspertit të monitorimit Rigels Xhemollari, MAS ka shkelur ligjin për të drejtën e informimit duke mashtruar qytetarët sepse në faqen e internetit nuk ekziston as programi i transparencës dhe as regjistri i përditësuar i kërkesave, përveçse si ikona apo tituj dhe në bazë të këtij ligji titullari i institucionit, në këtë rast znj.Nikolla duhet të paguajë 100.000 lekë të reja gjobën për shkelje ligjore.

“Së dyti ky institucion ka 20 numra telefoni të shpallur në faqen zyrtare dhe në asnjërin prej tyre nuk ka sinjal. Kjo tregon mungesë përgjegjshmërie dhe transparence. Një institucion që duhet të ishte model transparence për institucionet e varësisë që janë universitetet dhe drejtoritë arsimore është shndërruar në institucionin më pak transparent në vend”, deklaron Xhemollari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: