Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka komentuar raportin e BERZH për rënien ekonomike që pritet të pësojë Shqipëria prej krizës duke theksuar se edhe kësaj here Edi Rama doli zbuluar.

BERZH thotë se Shqipëria do të pësojë rënien më të madhe ekonomike në Ballkan, – 9% dhe Zhupa ironizon duke thënë se Shqipëria është e para vetëm për papunësi dhe për këtë rënie ekonomike.

Më tej ajo shton se Ramavirusi ka dalë lakuriq prej pandemisë bashkë me mashtrimet dhe dështimet.

 

STATUSI NGA INA ZHUPA

Ja si doli përsëri zbuluar kllouni në krye të qeverisë: Sipas BERZH-it vendi do ketë krizën me tëthellë ne rajon me -9% rënie.

Të fundit në rajon për paketën ekonomike, të fundit për mbështetjen ndaj qytetarëve dhe biznesit, por të parët për papunësinë dhe rënien ekonomike.

Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Pandemia ekonomike ka nxjerrë lakuriq RAMAVIRUSIN dhe gjithë korrupsionin, mashtrimet dhe dështimet e tij në kurriz të shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb