Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2022.

Gjatë dëgjesës për Raportin e Bankës së Shqipërisë deputetja Tabaku, ngriti disa shqetësime që lidhen me rritjen e inflacionit, luhatjet e kursit të këmbimit, situatën ekonomike dhe skemën e pensioneve.

Meqë shumë nga qeveria por edhe nga opozita lëvduan zotin guvernator mendoj që është e udhës të bëjmë një debat pak më kritik për të kuptuar rolin e Bankës së Shqipërisë në këto kushte ekonomike ku jemi. U shpreh deputetja Tabaku në fillimin e fjalës së saj.

Shqipëria ka një inflacion të lartë që ka ndikuar tek të ardhurat e qytetarëve dhe tek konsumi i tyre. Por jo vetëm kaq sipas Bankës së Shqipërisë norma e inflacionit bazë për tremujorin e parë të 2023 ka qenë 7.98%. vazhdoi deputetja Tabaku ndërsa ngriti pyetje në lidhje me politikat monetare që ka ndjekur Banka e Shqipërisë dhe nëse kjo politikë po ndihmon uljen e inflacionit apo jo.

Më tej ajo më tej vuri theksin në situatën e kursit të këmbimit dhe njëkohësisht edhe situatën e pastrimit të parave.

“Ndërkohë që flasim bilanci tregtar i qeverisë është po ashtu negativ ndërkohë që Shqipëria ka një rritje ekonomike shumë të vogël si dhe parashikohet ta ketë poshtë 3% në vitin aktual.” Ngriti shqetësimin znj Tabaku ndërsa ngriti shqetësime në lidhje me një luhatje të kursit që po i bën dëm ekonomisë dhe sidomos kredimarrësve.

Debati mbi kursin e këmbimit ngriti një pikëpyetje në lidhje me politikën e deeurozimit, sipas Tabakut, e cila shtroi pyetjen nëse rënia e pakuptimtë e Euros është e lidhur me shqetësimet e ngritura nga MoneyVal për ekonominë gri informale.

“Në një punim dhe studim të Bankës së Shqipërisë, së cilës i referohem, edhe që analizon tregun e imobiliarëve në tre zona; Tiranë, Bregu i Shqipërisë dhe Shqipëria brenda është zbuluar se hendeku mes çmimit mesatar në Tiranë dhe atij në breg t detit është 270 euro ndërkohë që bregu i detit me shtëpitë brenda në Shqipëri larg bregut është 120 euro.” U shpreh ajo ndërsa në fund i kërkoi Sejkos një opinion në lidhje me bordet e ngritura nga qeveria për ushqimet dhe naftën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb