Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vjen sot në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘News24’ ku do i përgjigjet pyetjeve të gazetarit Sokol Balla. Nga çështjet e aktualitetit politik, procesin e hetimeve në UÇK, pandeminë, zgjedhjet, koalicionin me LSI dhe të tjera çështje, lideri opozitar do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Që në hyrje të bisedës lideri opozitar u ndal tek raporti i Dick Marty që fliste për krime lufte që janë bërë nga anëtarët e UÇK-së si dhe për Shtëpinë e Verdhë. Basha tha se aktorët kryesorë të masakrave të Millosheviçit në vitet 90 janë sot figura qendrore në Beograd, ndërsa shtoi se ata nuk janë dënuar. Mes të tjerash Basha tha se me Kosovën nuk është bërë drejtësi.

Sipas Bashës, raporti i Dick Marty u provua fals nga të gjitha hetimet e prokurorëve të Hagës. Po ashtu Basha tha se në kohën kur Thaçi dhe Krasniqi ishin në Hagë duke dhënë deklaratat e tyre në gjykatë, Rama në të njëjtën orë lidhte marrëveshje me Vuçic.

PJESE NGA INTERVISTA
Është një interviste që po pritet shumë pasi është dalje shumë e rrallë e juaja. Me siguri afrimi i fushatës dhe dëshira për t’ju drejtuar të gjitha shtresave të popullsisë, besoj është se pse jeni këtu përballë meje. Pavarësisht kritikave që kemi shkëmbyer prej gati 2 vitesh

Është në natyrën tuaj që jeni skeptikë. Vini nga një shkollë gazetarie, në Britani.

Një prej pyetjeve është ajo që lidhet me hetimin e UÇK, ku drejtës të saj gjendjen në bankën e të akuzuarve…

Nuk kam një koment, kam një qëndrim të qëndruar për këtë çështje në 2020 duhet të ishin ndëshkuar krimet ndaj Kosovës nën regjimin e Milosheviçit, Sot një pjesë e madhe e tyre janë në procesin e politikën në Beograd dhe biznes. Një prej tyre është presidenti aktual që ka qenë në qeverinë e Millosheviçit. Sot Beogradi ka treguar një histori të rremë, ku viktimën e agresionit, Kosovën, po e paqarët përmes mashtrimeve, mbështetur nga aleati i saj, në një dritë që ska të bëjë me të vërtetën. Pse i është hapur ky shteg? 10 vite më parë ishim në të tjera pozita. Atëherë Shqipëria, me SHBA në krah, mbështeti fuqimisht njohjen e Kosovës, dhe nisi procesin e futjes së saj në organizata ndërkombëtare. Sot nuk ka asnjë përgjigje për mijëra shqiptarë të zhdukur, s’ka asnjë përgjigje për kthimin e eshtrave të tyre. Nga faktori kryesor që duhet të flasë, nga Tirana zyrtare ka një heshtje dhe ka një veprim që përbën një dramë të dytë për Kosovën.

Sokol Balla: Tirana zyrtare ka mëkatet e veta para Kosovës, meqë je në shkollë perëndimore, edhe shkolla perëndimore beson tek ndjesa, a ka vend që Tirana zyrtare ti kërkojë ndjesë Kosovës pasi në kohën kur partia juaj ishte në pushtet votoi një rezolutë e cila i hapi rrugën kësaj gjëje që po ndodh sot në Kosovë?
Lulzim Basha: Kjo është e pavërtetë.

Sokol Balla: Pse është e pavërtetë?
Lulzim Basha: Për një arsye të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë. E para punës raporti i Dick Martyt i u cilësua si një raport i falsifikuar dhe i bazuar në pretendime të rreme, falë hetimit që u ndërmor. Dhe së dyti duhet të dini që Tirana zyrtare ishte e bashkuar, PD e PS votuan bashkarisht ligjin në parlamentin shqiptar, pikërisht për të hedhur poshtë këto akuza, tani le të vijmë tek e vërteta zoti Balla.

Sokol Balla: Ju miratuat një ligj zoti Basha?
Lulzim Basha: Po pra po një ligj për të rrëzuar akuzat e rreme te Dick Marty dhe sot.

Sokol Balla: Ai ishte një ligj për t’i hapur rrugë hetimit për këtë çështje.
Lulzim Basha: Të njëjtën gjë po themi, kur ke përballë një makineri shpifjeje, baltosje, vënë në lëvizje nga kundërshtarët historik të pavarësisë Kosovës për hesap të Beogradit. Ne së bashku me aleatët tanë strategjik vendosëm t’i hedhim poshtë këto përmes një mekanizmi i cili ndryshe nga pretendohet sot u votua në parlament nga të dyja grupet parlamentare nga PD dhe PS. Dhe çfarë ndodhi task-forca e veçantë EULEX-it gjeti që nuk ka asnjë fakt asnjë provë asnjë dëshmi për akuzat e raportit të Dick Martyt. Sot as Dick Marty as Karla Del Ponte nuk flasim me për shtëpinë e verdhë. Sot për shtëpinë e verdhë flasin vetëm 2 faktorë. Flet ministria e jashtme e federatës Ruse dhe flet kryeministri I Shqipërisë. As Beogradi zyrtar nuk ka folur këto ditë për shtëpinë e verdhë. Pse? Pse shtrohet pyetja? Pse ka ndodhur kjo? Si ka mundësi që një akuzë e hedhur poshtë pas një hetimi zyrtar të EULEX-it të riciklohet këto ditë. Përgjigja është fare e thjeshtë. Përgjigja është, në atë orë dramatike ku po ndodhin dy gjëra në të njëjtën kohë, ne Hagë, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi po paraqiteshin para gjykatës speciale dhe në Tiranë online Edi Rama firmoste me Aleksandër Vuçiç, njeriun që ka shtyrë përpara këtë baltosje të Kosovës. Ish- Ministri I Informacionit të Milosheviçit dhe aktualisht Presidentin e Serbisë.

Sokol Balla: Në prani dhe të ministrit të Kosovës.
Lulzim Basha: Gjithçka u bë për të hequr vëmendjen nga kjo që në fakt është një tradhti ndaj Kosovës. Edi Rama ka tradhtuar interesat e Kosovës. Dhe kjo nuk është hera e parë që e bën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: