TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të “Freedom House” për lirinë në botë, ku Shqipëria shënoi rënie me një pikë.

Kreu i Shtetit deklaron se Shqipëria është një hap më pranë autoritarizmit dhe e rendur mes regjimeve hibride. Sipas tij, shemba e TK, dhunimi i protestuesve dhe vrasja e Klodian Rashës nuk mund të mbulohen me propagandë.

MESAZHI I PLOTË
Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit!
“Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!
Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.
Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të njeriut, është një kambanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh.
Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian. ??

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb