Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke marrë shkas nga raporti i Freedom House, bën fajtor për përkeqësimin e demokracisë në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama.

Në emër të PD-së Zhupa, duke iu referuar raportit, pohon se demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke rritur kështu autoritarizmin dhe një sistem jofunksional të mekanizmave për të kontrolluar dhe balancuar fuqinë e qeverisë.

REAGIMI I ZHUPËS
Rama e ka përkeqësuar demokracinë në Shqipëri, ai është përgjegjësi i vetëm për përkeqësimin e Shqipërisë për vitin 2019 në Raportin Vjetor të Freedom House!

  • foto galeri
  • foto galeri

Freedom House vëren se: ‪

-Demokracia në Shqipëri u përkeqësua në vitin 2019, duke rritur kështu autoritarizmin dhe një sistem jofunksional të mekanizmave për të kontrolluar dhe balancuar fuqinë e qeverisë.

-Parlamenti miratoi disa kontrata të dyshimta për koncesion dhe PPP përmes ligjeve speciale.‬

-Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vazhduan me një procedurë oferte për teatrin kombëtar. Ndërsa protestat nga komuniteti artistik që kundërshtonte projektin vazhduan çdo ditë, qeveria dështoi të zbulojë informacione për kompanitë e ofertave ose fituesin e kontratës edhe pas afatit 30-ditor kishte skaduar.

-Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të nivelit të lartë mbeti e pazbardhur në vitin 2019. Prokuroria nuk arriti të hetojë me shpejtësi për rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë bashkie në Dibër dhe zgjedhjet e përgjithshme 2017 në qarkun Durrës.

-Qeveria, si dhe bizneset dhe grupet kriminale, u përpoqën të fitojnë ndikim mbi median. Paketa legjislative u miratua në dhjetor (megjithëse jo ende në fuqi deri në fund të vitit) megjithë shqetësimet e mediave shqiptare dhe organizatave ndërkombëtare.

Të gjitha këto janë rezultat i keqqeverisjes së Edi Ramës, shkatërrimit që i ka bërë shtetit ligjor edhe që ende vazhdon me përpjekjet për të ndryshuar kushtetutën pa pyetur për marrëveshjen me partnerët tanë SHBA, BE!

RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe demokracinë e shqiptarëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb