Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kritikuar ashpër qeverinë gjatë seancës parlamentare, duke i kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama për mungesën e tij në një ditë që opozita e cilësoi si të rëndësishme për raportet me Bashkimin Europian.

“Ku e keni pasaportën europiane?”, u shpreh Noka nga Kuvendi, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.

Ai ngriti shqetësimin se kryeministri nuk ishte i pranishëm për të raportuar mbi zhvillimet dhe proceset e integrimit, duke theksuar se mungesa e tij në sallë është tregues i, siç tha ai, neglizhencës ndaj një momenti të rëndësishëm për vendin. Noka u ndal edhe te raporti i BE-së, duke deklaruar se ai “ka goditur Parlamentin” dhe duke i bërë thirrje mazhorancës që të distancohet nga, siç e quajti ai, “bataku politik”.

“Ore ku e keni pasaportën Europiane? Ore ku është kryeministri, që nuk vjen në një ditë kaq të rëndësishme. Nuk vjen kryenegociatorit që të raportojë. Ndaj ju lutem që të përpiqeni sadopak. Edhe ky parlament është goditur nga ai raport. Ju përpiquni të dilni nga ai raport. Përpiquni dhe ju zoti kryetar, që të dilni nga ai batak.”, tha Noka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: