TIRANE- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me vizitën e përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini me rastin e publikimit të rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për BE. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebgook’-ut Bushati theksoi se ky vendim shënon edhe momentin më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Mes të tjerash Bushati shton se rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është i merituar dhe vjen si pasojë e fryteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese.

REAGIMI I BUSHATIT
Vizita e Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini, me rastin e publikimit të rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim ne BE-në, shënon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kapitullin e ri që po hapim. Mesazhet e kësaj vizite janë të qarta për këdo. Rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është plotësisht i merituar dhe vjen si pasojë e fruteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese. Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje. Por futja në një fazë të re edhe më impenjative që kërkon ritëm dhe cilësi edhe më të madhe për reformat që do të ndërmerren. #PunaVijon
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb