TIRANË

Presidenca ka reaguar pas lajmeve për përfshirjn e një nëpunësi të këtij institucioni në veprimtari të paligjshme, konkretisht spiunazh.

Këshilltari i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi e cilëson “Fake Neës” këtë lajm, teksa e krahason materialin e SHISH, ku është bazuar me një revistë të dikurshme të sigurimit të shtetit.

Ai shkruan se të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!

“Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një “fake neës” që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.
Sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi Institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë.
Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!”, shkruan Blushi.

Tedi Fb
Tedi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb