KONGO

Kandidati për President në Kongo, Guy-Brice Parfait Kolélas ka ndërruar jetë nga COVID-19 disa orë pasi ishin mbyllur votimet në vendin e tij.

Ai ishte kandidat për President nga opozita, ndërkohë që po dërgohej në Francë për kurim por nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Mesazhin e fundit 61-vjeçari ia drejtoi qytetarëve duke hequr maskën e oksigjenit për t’i thënë atyre se po vdiste.

Gjithsesi ai i bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votonin në zgjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb