DURRËS

Një marshim protestë është zhvilluar në Durrës, kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanëweb” se reagimi i shoqërisë civile u nxit nga ngjarja e pak ditëve më parë, e ndodhur në Mirditë, ku një 15-vjeçare u përdhunua nga disa persona.

Protestuesit kërkuan ashpërsim të ligjit, ndërsa treguan që rastet e bëra publike, nuk janë të vetmet.

Protesta nisi në sheshin “Liria” dhe vazhduan “Rrugës Tregtare” e deri tek “Torra Veneciane”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb