Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, numri i të infektuarve nga koronavirusi COVID-19 raportohet të ketë arritur në mbi 100.000 njerëz në mbarë botën.

Faqja e internet Worldometer e cila përpilon numrat e rasteve të reja të COVID-19, përditësoi numrin e të prekurve, i cili arrin në 103.738 raste.

Sipas uebfaqes, të paktën 3.522 njerëz kanë vdekur deri më tani dhe 58.456 njerëz janë shëruar.

Për momentin nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit në Turqi.

Numri i të vdekurve deri më tani në vendet e prekura, sipas Worldometer:

Kinë 3,070, Itali 197, Iran 145, Kore e Jugut 48, SHBA 17, Francë 9, Spanjë 8, Japoni 6, Irak 4, Mbretëri e Bashkuar 2, Hong Kong 2, Australi 2, Zvicër 1, Tajlandë 1, Tajvan 1, Holandë 1, Filipine 1, San Marino 1.

Numri i rasteve të konfirmuara deri më tani:

Kinë 80.651, Kore e Jugut 7.041, Iran 5.828, Itali 4.636, Gjermani 711, Francë 653, Spanjë 441, Japoni 435, SHBA 335, Zvicër 216, Britani 164, Suedi 137, Norvegji 136, Singapor 130, Holandë 128, Belgjikë 109, Hong Kong 108, Malejzi 93, Austri 74, Australi 64, Kuvajt 61, Bahrejn 60, Kanada 54, Tajlandë 50, Irak 46, Greqi 46, Tajvan 45, Islandë 45, EBA 45, Indi 31, San Marino 23, Danimarkë 23, Liban 22, Izrael 21, Algjeri 19, Çeki 19, Finlandë 19, Irlandë 18, Vietnam 18, Oman 16, Palestinë 16, Egjipt 15, Portugali 15, Brazil 14, Ekuador 14, Rusi 13, Kroaci 12, Gjeorgji 12, Katar 12, Makao 10, Estoni 10, Azerbajxhan 9, Rumani 9, Argjentinë 8, Slloveni 8, Filipine 6, Bjellorusi 6, Meksikë 6, Pakistan 6, Zealandë e Re 5, Arabi Saudite 5, Kili 5, Hungari 5, Poloni 5, Indonezi 4, Senegal 4, Luksemburg 3, Maqedoni e Veriut 3, Bosnjë e Hercegovinë 3, Sllovaki 3, Republika Dominikane 2, Maroko 2, Kamerun 2, Afghanistan 1, Andora 1, Armeni 1, Kamboxha 1, Jordani 1, Letoni 1, Lituani 1, Monako 1, Nepal 1, Nigeri 1, Sri Lankë 1, Tunizi 1, Ukrainë 1, Butan 1, Klombi 1, Kosta Rikë 1, Gjibraltar 1, Vatikan 1, Liehtenshtajn 1, Maltë 1, Peru 1, Serbi 1, Afrikë e Jugut 1 dhe Togo 1.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb