Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot në një deklaratë për gazetarë ka thënë se janë në përcjellje të situatës rreth Coronavirusit dhe janë duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse paraqitet ndonjë rast të merren masat e nevojshme.

Vitia tha Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka punuar në mënyrë intensive gjatë këtyre javëve.

“…Mundësia për paraqitur është edhe në Kosovë. Jemi duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse veç paraqitet një rast me Coronavirus të merren masa e nevojshme”, tha ai, raporton Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se janë në përcjellje të situatës, duke filluar nga SHSKUK-ja, kujdesi parësor shëndetësor, pikat kufitare etj.

“Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet nevojshme pas aprovimit të Planit dhe është me fat që deri tani nuk kemi asnjë rast..”, tha ai, duke shtuar për momentin nuk ka nevojë për panik dhe për momentin nuk ka Coronavirus në Kosovë.

Ai tha se të shtunën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse janë dërguar të gjitha rekomandimet në Aeroportin e Prishtinës.

Vitia tha se aktualisht janë mjaftueshëm të përgatitur, por sipas tij, edhe Italia kishte përhapje shumë të gjerë të Coronavirusit.

Ministri bëri të ditur se në Klinikën Infektive është një rast i dyshimtë me Coronavirus dhe pas dy ore pritet të dalin analizat.

“Edhe sot e kemi një rast i dyshimtë për Coronavirus dhe pritet që brenda dy tri ore të dalin rezultatet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb