TIRANE– Është ratifikuar sot marrëveshja për programin e BE, “Doganat 2020”.
Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian bëhet për pjesëmarrjen në këtë program.
Ndërkaq sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ky program synon futjen e metodave moderne në doganat shqiptare. Marrëveshja sipas Drejtorisë së Doganave i shërben lehtësimit të tregtisë së ligjshme. Në sajë të programit me BE-në, “Doganat 2020”, do të ketë reduktim të kostove dhe pengesave administrative.
(m.k/BalkanWeb)