Raul Gonzalez ka qenë një nga golashënuesit më të mirë të La Ligas gjatë kohës që luante me Real Madrid.
Pas ndeshjes të zhvilluar ditën e djeshme mes Barcelonës dhe Las Palmas, pleshti argjentinas Leo Messi shënoi golin e dytë, duke barazuar kështu rekordin e ish-yllit të Los Blancos, Raul, duke i shënuar 35 ekipeve të ndryshme në kampionatin spanjoll.
Kjo arritje, e bëri Raul-in të tregohej shumë profesionist duke vlerësuar Messi-n edhe pse luan në skuadrën armike të përjetshme të ish-ekipit të tij.
“Një kënaqësi të shijosh golat e tu çdo ditë në La Liga,” shkruan Raul në Tëitter për Messi-n.
Këto elozhe kushtuar argjentinasit nuk janë pritur mirë nga tifozët madrilenë. Mesazhet në rrjetin social ndaj tij ishin shumë të ashpra, pavarësisht faktit se vazhdon të mbetet një nga emblemat e Real Madrid.
https://www.youtube.com/watch?v=-PHkSqzbDy0
(BalkanWeb)