Pas humbjes së fundit ndaj PSG dhe sezonit jo positiv që po zhvillon Liverpool, ku ditët e fundit mediat britanike madje shigjetuan edhe trajnerin Arne Slot, ka qenë vetë tekniku holandez i cili kanë dalë në mbrojtje ekipit, pas kritikave në ndeshjet e fundit.
Slot ka theksuar se ndihet plotësisht i mbështetur si nga klubi ashtu edhe nga tifozët, duke hedhur poshtë çdo dyshim për presion të shtuar mbi pankinën e “The Reds”. Sipas tij, pavarësisht rezultateve jo gjithmonë pozitive, atmosfera brenda skuadrës mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.
Trajneri nënvizon se në këtë moment është thelbësore uniteti dhe përqendrimi maksimal te ndeshjet e ardhshme, me synimin për të rikthyer sa më shpejt rezultatet pozitive dhe stabilitetin në performancë.
