Ish-agjenti i sulmuesit të Interit dhe Kombëtares së Argjentinës, Mauro Icardi, ka treguar se sa afër kalimit tek Real Madridi ka qenë  lojtari.

Është pikërisht, Letterio Pino, i cili ka kujtuar disa prapaskena të afatit kalimtar sa ishte agjent i Icardit. Ai shton se dëshira e sulmuesit  ka qenë gjithmonë skuadra zikaltër. Sulmuesi i Interit tashmë menaxhohet nga bashkëshortja, Wanda Nara.

“Po, Real Madrid ka provuar ta transferojë Icardin. Në imagjinatën e tyre, ata mendonin se (Karim) Benzema do të largohej dhe prandaj kërkonte një lojtar, dhe mes tyre ishte Icardi”.Megjithatë, gjërat ishin shumë të vështira. Në fund të fundit, ka pasur një ngërç nga Icardi, pasi ai dëshironte të qëndronte te Interi”, tha ai për “Top Calcio 24”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb