Real Madrid dhe Bayern Munich, dy nga klubet më të mëdha në botë, kanë pasur gjithnjë një marrëdhënie shumë të mirë ndërmjet tyre. Në vitet e fundit, Reali i ka marrë Bayern lojtarë si Kroos apo Alaba, por “mbretërorët” nuk ndalen këtu pasi këtë verë kanë piketuar edhe dy yje të tjerë. Sipas Bild, jo vetëm Davies, anësorin kanadez, por Reali së fundmi ka shfaqur interesim edhe për talentin 20-vjeçar, Jamal Musiala.

Reali
Reali

Fantazisiti ka një kontratë me Bayern deri më 30 qershor 2026, por palët janë ftohur shumë këtë periudhë, aq sa flitet për një divorc të parakohshëm. Reali kërkon të përfitojë nga kjo situata teksa janë të gatshëm të investojnë për një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb