Në javën e katërt të La Ligas, Real Madridi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në transfertën e vështirë të Atletik Bilbaos. Madje, ishin vendasit ata që ishin shumë pranë një triumfi përballë kampionëve në fuqi të Europës, por një gol i Iskos solli barazpeshën. Trajneri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui u shpreh në fillim të sezonit se mungesa e Ronaldos nuk do të ndihet, por fjalët e tij duket se po dalin të pavërteta. Edhe pse realisht “Galaktikët” e kanë nisur mirë sezonin, numri i golave është dukshëm më i ulët se në sezonet e kaluara, ku Ronaldo udhëhiqte majën e sulmit. Asgjë për t’u shqetësuar deri më tani, pasi Reali mbetet ende i pamposhtur, por në katër ndeshjet e para, kanë shënuar 3 gola më pak se Barcelona dhe kanë 2 pikë më pak, konkretisht 10 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm. Ndërsa Athletic Bilbao ndodhet në vendin e katërt me pesë pikë, por ka një ndeshje më pak. Javën e ardhshme Atletik Bilbao do të përballet në transfertë me Real Betis, ndërsa Reali pret në shtëpi Espanyolin. (o.k/BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=Mgm1OrJ1JqE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb