Real Madrid prej disa kohësh ka zhvendosur vëmendjen te të paktën disa lojtarë të mirë që luajnë në skuadrat më të mira të Serisë A. Për këtë është e sigurt e përditshmja “Sport”, sipas së cilës, Carlo Ancelotti ka paraqitur një listë të lojtarëve shumë të mirëpritur për të ardhmen.

Dy emrat në krye të listës janë ata të nigerianit të Napolit, Victor Osimhen dhe të portugezit të Milanit, Rafael Leao. Osimhen do të jetë lojtari që ndoshta do të zvëvedësojë Karim Benzema në të ardhmen.

Ndërsa Leao mund të mbështesë nigerianin në vijën e parë, por sipas gazetës spanjolle, është më pak e pamundur të arrihet, pasi nuk ka arritur ende një marrëveshje me klubin kampion të Italisë për rinovimin të kontratës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb