Reali u rikthye te fitorja në kampionat, pas humbjes në javën e kaluar ndaj Espanjolit, teksa kësaj here mposhti Getafen me rezultatin 3-1.

Gareth Bejl shënoi golin e parë për madrilenët në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 45-të, Kristiano Ronaldo shënoi golin e dytë të takimit dhe të 300-tin për të në La Liga. Portugezi bëhet lojtari i dytë që arrin kuotën e 300 gola. I pari që shënoi 300 gola në La Liga ishte Lionel Mesi. Argjentinasi i shënoi në 334 ndeshje, ndërsa Ronaldo në 286.

Në minutën e 65-të miqtë e Getafes shënuan me anë të Portilo, ndërsa në minutën e 78-t, Ronaldo gjeti golin e dytë personal në këtë sfidë dhe të tretin për Realin. Duhet theksuar se në përballjen e sotme, në stolin e rezervave të skuadra e Getafes ndodhej ish-mesfushori i Tiranës, Mervej, i cili në fillim të sezonit u transferua te skuadra spanjolle.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-reali-rikthehet-te-fitorja-ronaldo-kap-kuoten-e-300-golave-ne-la-liga/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: