KOSOVA

Vëllai i ish- kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Kurti heq taksën ndaj Serbisë do të ishte gabim historik.

Kreu i grupit parlamentar të AAK, Daut Haradinaj thotë se Kurti po i jep lajme të mira dhe se pritshmëritë nga patriotizmi i tij janë duke u zbehur shumë shpejt me këtë veprim.

Kurti deklaroi sot se do ta hiqte taksën në këmbim të reciprocitetit ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Taksa u vendos në 2018 nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në masën 100% për mallrat serbe dhe boshnjake si përgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë. Përplasja filloi me mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol për shkak të vetos nga Serbi.

Haradinaj kishte një kusht për heqjen e saj, njohjen e Kosovës si shtet nga këto Serbia dhe Bosnja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb